Loading...

Lutja prekëse e të riut të paralizuar nga burgu: Muajt që më kanë mbetur t’i kaloj në shtëpi

Quhet Sulejman Devishi 38-vjeçari nga Durrësi, i cili pasi beri lejen një javore shpërblyese, është rikthyer në burgun e Zaharisë në Krujë, ku vuan dënimin prej 3 vjet e gjysëm për trafik të lëndëve narkotike.

Në pamundësi për të lëvizur për shkak të paralizës, i përfshirë në kategorinë e invalidëve para e tetraplegjikë, prind i dy fëmijëve të mitur, Dervishi gjatë qëndrimit në burg ka humbur edhe shikimin nga njëri sy.

Dervishi nuk ka asnjë mundësi për të kryer nevojat personale, gjë që do të thotë se ai është i paaftë dhe duhet që 24 orë në ditë të jetë nën kujdesin e një kujdestari.  Gjykata e Krujës e ka dërguar në burgun e Zaharisë, sepse shteti pretendon që në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka kujdes shëndetësor. Por Dervishi thotë se vetëm një kujdestar është për 240 të dënuar.

Dervishi në një intervistë për DurrësLajm tregon ferrin që po përjeton në burgun e Zaharisë, aty ku sipas tij çdo ditë ka dhunë nga policia e vetëvrasje nga ana e të dënuarve.

Prej kohës kur ra në burg, shteti i hoqi mundësinë e përfitimit të kempit, duke bërë që familja e tij të mbetet pa asnjë të ardhur.

38-vjeçari humbi aftësinë e të lëvizurit, pasi ra nga kati i tretë i banesës. Ai u kap në shtëpi me 16 kg hashash.

Dervishi thotë se ka kërkuar lirimin me kusht, por nuk ia ka miratuar kërkesën prokuroria e Krujës.

Çështjen e keqtrajtimit të tij në burg e ka dërguar edhe në institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të clat kanë dalë me vërejtje për burgun e Zaharisë.

Dervishi kërkon që 8 muajt e fundit të dënimit, të clët i kanë mbetur për të vuajtur, t’i kryejë në shtëpi, pasi ai përbën asnjë rrezik, nuk mund të largohet diku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Por deri tani, kjo kërkesë ka rezultuar e pamundur për shkak të autoriteteve të burgut.

Prindi i 2 fëmijëve thotë se tashmë i druhet faktit se autoritetet e burgut dhe policia e burgut do ta dënojnë me forma të ndryshme, meqë e bëri publik në media shqetësimin e tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DljBIzfn6p0]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com