Një makinë tip Opel (Kjo që shihni në foto( sende të tjera si kacavida, çelësa dhe litarë iu janë gjetur grupit të grabitësve nga Tirana, aktiviteti i të cilëve ishte përqendruar kryesisht në zonat nga Kavaja në Përmet.
Të arrestuarit sot nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet në bashkëpunim me policinë e Durrësit, Ervis Berisha dhe Fatjon Loca nuk vepronin vetëm. Ata bashkëpunonin edhe me një femër, shtetasen A.S 30-vjeçe e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.
Me anë të thyerjes së xhamave ata arrinin të futeshin në banesa, dyqane por edhe hotele, e merrnin prej aty oriendi të ndryshme disa prej të cilave iu janë sekuestruar edhe brenda banesës.
Policia thotë se nga kontrolli ka arritur t’ju gjejë:
• një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;
•një sasi parash;
• disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;
• mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.