Loading...

Kutrone: Arlind Ajeti mbrojtësi që më ka hapur më shumë probleme

Patrik Kutrone është një ndër futbollistët e rinj më të spikatur në Seria A, dhe një ndër elementët kyç të Milanit të Gatuzos. Sulmuesi i kuqezinjve ka qenë vendimtar në disa ndeshje gjatë këtij sezoni.

Në një intervistë për “RMC Sport”, futbollisti është shprehur se nga të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar, kundërshtari që i ka hapur më shumë probleme ka qenë Arlind Ajeti.

“Futbollisti që më ka hapur më shumë probleme? Ai është Arlind Ajeti, gjatë gjithë ndeshjes. Sportiviteti në fushë është mbi të gjitha. Kur gabon është e drejtë q ëta thuash.

Gatuzo? Nuk kemi folur shumë. Më ka thënë gjëra të rëndësishme, por i trajton të gjithë në këtë mënyrë. E rëndësishme është që të kemi një grup të bashkuar.

Goli ndaj Lacios? Me Inzagin jam takuar dhe i kam sqaruar se nuk ishte qëllimi im të shënoja me dorë, pasi sportiviteti është i pari. Për fat, VAR-i e konsideroi golin tim ndaj Lacios si të rregullt”, është shprehur Patrik Kutrone.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com