Loading...

Kush është greku, ekzekutori me pagesë që vrau Devi Kasmin?Zbulohen detajet

Është identifikuar vrasësi me pagesë i të riut Devi Kasmi. Ai është shtetasi grek Eftimius Eftimius.

Policia e Tiranës bëri me dije ditën e sotme se ekzekutori është një ish-punonjës i Forcave Speciale Greke.

Ai ka qenë anëtar i këtyre forcave nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë kur u përjashtua për arsye të cilat janë ende të paqarta dhe të pa bëra publike.

Krahas shtetasit grek janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Ata janë:

Elton Halipaj, 36 – vjeç,

Malvin Dinellari, 30 – vjeç,

Elton Hoxhallari, 36 – vjeç,

Aurel Hoxhalari, 41-vjeç,

Aurel Hoxhallari u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës dhe raportohet të jetë porositësi i atentatit.

Ai mendohet të ketë punësuar një vrasës me pagesë nga Greqia, Eftimiu Eftimius, banues ne Artë.

Eftimius Eftimius u kap në flagrancë me një shumë konsiderueshme eurosh e parash shqiptare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com