Vrasja e Devi Kasmit ka dyshime se mund të jetë urdhëruar nga një ‘bos’ shqiptar, i cili rezulton të jetë i dënuar në Greqi.
Ai është arrestuar nga policia greke për trafikim kokaine, ndërsa pas ndalimit të tij janë arrestuar edhe 30 persona të tjera, shqiptarë dhe grek.
Sipas “Shqiptarja.com” në linjën e këtij grupi ka qenë edhe viktima Devi Kasmi. Ndërsa burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mund të ketë qënë edhe ekzekutori grek i 42-vjeçarit, greku Efthymiou Efthymious. Nga verifikimet e kryear ai rezulton të ketë qenë i burgosur në 2012 në Gjermani për trafik droge dhe në 2016 është rikthyer në Greqi.
Por po në këtë vit ai arrestohet nga policia e Artës përsëri për trafik droge. Ai u arrestua në një grup të madh trafikantësh shqiptaro-grekë prej 30 vetash.