Loading...

Kush është Andi Toma, ish-drejtori që u arrestua mbrëmë dhe telashet e tij me drejtësinë

I hapen sërish telashe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve të vitit 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD) Andi Toma. Andi Toma ka qenë një nga drejtuesit e lartë të institucioneve shqiptare për të cilin u mësua se u arrestua mbrëmjen e kaluar pas Ish Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasanë
Kallëximi penal ka ardhur nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri për shpërdorim detyre, arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasanë.Por kjo nuk është as hera e parë që Andi Toma akuzohet dhe as hera e parë që i hapen probleme me prokurorinë pasi emri i tij ka qenë disa herë nën hetim.
Ai ka qenë nën hetim që në vitin 2009 bashk me Lulzim Bashën Ministër asokohe, për dosjen “Durrës-Kukës”.
Pas dënimit që rrezikoi në dosjen e rrugës Durrës-Kukës në 2009, ish-drejtori i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Andi Toma, do të përballej përsëri me prokurorinë pesë vjet më pas.

Këtë herë ish-zyrtari i lartë dyshohej nga organi i akuzës pas një raporti auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin ai kallëzohej për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash për pagesat e firmosura për ndërtimin e unazës së re në kryeqytet.
Rezultonte se firmosja e Tomës ka siguruar parapagimin e tyre në miliona lekë, në një kohë kur ende nuk kishin nisur investimetë
Këto parapagesa u përkasin datave 19 qershor dhe 20 qershor 2013, kur ish-drejtori Toma u ka kaluar firmave ndërtuese nga 26,1 milionë lekë për secilën nga këto data, në një kohë që evidentohet se kjo nuk ishte kompetencë e ish-drejtorit, por e ministrit të Financaveë
E sërish tani pas 4 viteve Andi Toma po hetohet për të njëjtat akuza po në akse të ndryshme. Këtë herë bëhet fjalë për aksin Elbasan-Tiranë dhe rrugën e Gjinarit në Elbasan.

FONDET për të cilat ai akuzohet se ka abuzuar:
Nga auditimi mbi zbatimin e kontratave të punimeve civile në objektet “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe, Tiranë” dhe “Ndërtim Rruga Kukës-Morinë, Loti 1 (vepra arti të mëdha-dublimi)” nga KLSh është konstatuar se është rritur artificialisht fondi limit në vlerën 24,139,392 lekë (me TVSH) për objektet e mësipërme me pasojë efekte negative në buxhetin e shtetitë Konkretisht, dëmi financiar tek “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe, Tiranë” është në vlerën 19,158,132 lekë (me TVSH) dhe “Ndërtim Rruga Kukës-Morinë, Loti 1 (vepra arti të mëdha dublimi)” në vlerën 4,981,260 lekë (me TVSH) e së fundmi në aksin Elbasan Tiranë dhe rrugën e Gjinarit në Elbasan me një dëm rreth 50 milion euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com