Një 48 vjeçare është hedhur nga ura e Drinit të Zi në liqenin e Fierzës në Kukës.
Policia sqaron se shtetasja Z.S, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës, dyshohet të jetë hedhur për shkak se vuan nga depresioni.
Por, fatmirësisht në momentin e ngjarjes, një qytetar e ka parë atë dhe e ka nxjerrë nga uji, duke i shpëtuar kështu jetën.
“Në momentin që shtetasja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji. Shtetasja Z.S., po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet që shtetasja vuan nga depresioni”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.