Në një intervistë për “Die Welt”, komisioneri Johanes Hahn është shprehur se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.
“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha komisioneri i zgjerimit Hahn.
Ndër të tjera ai është shprehur se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane.
“Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn.