Çokollata është pa dyshim një nga ushqimet më të mira që na fal gëzim e qetësi, sidomos në një ditë plot stres.
Çokollata ka aftësi të përmirësojë humorin dhe të nxisë mendimet pozitive.
Studimet shkencore kanë konfirmuar se çokollata është shumë e mirë për zemrën, qarkullimin e gjakut dhe trurin.
Mendohet që ajo ka ndikim të mirë edhe kundër diabetit, mbipeshës dhe autizmit.
Por nëse e doni çokollatën vetëm për shijen e ëmbël që ka, atëherë ju rekomandojmë recetën e mëposhtme të kekut me çokollatë.
Përgatitja e Kekut me Çokollatë dhe Arra në Shtëpi
Përbërësit
200 gramë çokollatë të zezë
150 gramë gjalpë
80 gramë sheqer
5 vezë
1 lugë çaji me vanilje pluhur
50 gramë miell
1 bustinë me pluhur pjekjeje për ëmbëlsira (e gjeni në supermarkete)
40 gramë arra të thërrmuara
10 gramë kakao
100 ml krem qumështi (pana)
Përgatitja
Ndizeni furrën në 180°C.
Në një tenxhere shkrini 120 gramë nga çokollata e zezë bashkë me gjalpin.
Në një enë tjetër rrihni vezët dhe sheqerin deri sa të krjohet një masë e bardhë.
Tek tenxherja me çokollatën e shkrirë shtoni vaniljen dhe përziejeni.
Më pas shtoni miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, arrat, kakaon, pluhurin e pjekjes.
Përziejeni mirë me lugë druri dhe më pas hidheni në tepsi për ta pjekur.
Ndërkohë që keku piqet, ngroheni kremin e qumështit në një tenxhere tjetër deri sa të dalë pak tym.
Shtoni pjesën e mbetur të çokollatës dhe përziejeni mirë.
Pasi keku të jetë ftohur hidheni masën e qumështit me çokollatë sipër dhe servireni.
Çokollata e zezë është e pasur me minerale mirëbërës siç është kaliumi, zinku dhe seleniumi.
Një sasi prej 100 gramësh e një çokollate 70% të zezë plotëson 67 përqind të nevojës ditore për hekur.
Për më tepër, çokollata përmban një substancë që është e njëjta me një kimikat të çliruar nga truri kur njeriu bie në dashuri.
Jo më kot çokollata cilësohet si një ushqim që i bën mirë shpirtit.