Policia kufitare ka bllokuar 10 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ‘AA 943 OO’ që kishte destinacion Ancona-n. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit.
Kamioni kishte ngarkuar konfeksione, ndërsa policia kishte informacione për lëndën narkotike që po trafikohej duke e kontrolluar imtësisht. Heroina u zbulua nga skaneri. Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia.
Kjo është sasia më e madhe e heroinës që është sekuestruar në portin e Durrësit në vitet e fundit.