Loading...

Ish-burri zhduket me familjen e re, nëna me dy fëmijët e sëmurë përlotet pasi i heqin ndihmën ekonomike

Shumë familje të varfëra janë nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike duke shtuar edhe më shumë varfërinë në familjetshqiptare.

Bukuroshe Dushku është një prej 488 personave që është nxjerrë nga kjo skemë në 6 muajt e fundit në Durrës, me pretendimin se nuk plotëson pikët e duhura për të përfituar ndihmën ekonomike e sociale nga qeveria.

E divorcuar me dy fëmijë të mitur, e papunë, e pastrehë, 32-vjeçarja me origjinë nga Berati e me banim në Durrës, iu drejtua zyrës së punës për ndihmë.

Nëna e dy fëmijëve tha se bashkëshorti, pas divorcit nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët, madje është zhdukur pa lënë gjurmë me familjen e re.

Gruaja tregon se u skualifikua tre muaj më parë dhe nuk e merr më ndihmën ekonomike e cila i duhej për t’iu blerë ushqime fëmijëve të mitur. Pa asnjë profesion, ajo punon si pastruese në shtëpi të ndryshme kur gjen punë. Me lot në sy, e dëshpëruar, e pa asnjë të ardhme, shpreson që do të gjejë një punë nga zyra e punësimit.

Nëna e saj tregon se zhdukja e ish-bashkëshortit të vajzës ka bërë që të dy fëmijët të jenë “jetimë” me babanë gjallë. Ajo ka edhe një apel për ata që i hoqën ndihmën ekonomike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WiMIz1PeLXs]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com