Loading...

Internet apo takim te mjeku

Pacientët prej kohësh, e duke u shtuar më shumë në ditët e sotme, përdorin informacione online për të kuptuar më mirë sesi funksionon një diagnoze mjekësore. Por për shumë prej tyre mbetet ende e vështirë për të gjetur faqe online me të dhëna të sakta e te besueshme.

Motivet e pacientëve për kontrollin në internet janë vërtet nga më të ndryshmet si:

-Vërtetojnë informacionet e thëna nga mjeku

-Kërkojnë për metoda kurimi alternative

-Kërkojnë mbështetje psikologjike

Interesant mbetet fakti qe sa më shpesh gjendet një lajm mbi një diagnozë mjekësore ose informacione te tilla në internet, aq më shumë bëhet i besueshëm nga pacientët ky i fundit.

Problemi qëndron gjithmonë në faktin se shumë prej tyre nuk e kuptojnë plotësisht, nëse ky informacion është ‘’shkencërisht’’ i saktë apo jo.

Madje në shumë raste shkaktohet PANIK tek njerëzit, duke mos pasur kështu siguri për shëndetin ose duke dyshuar për një lloj anomalie, cfarëdo qoftë kjo e fundit.

Sipas informacioneve mediatike faqja më e vizituar mbetet WIKIPIPEDIA por kohët e fundit janë hapur e portalet e ndryshme si: “Doktoriim.com”, ku pacientët mund të shtrojnë pyetje nga me të shumëllojshmet përsa i perket një diagnoze mjekësore apo edhe anomalie duke marrë kështu përgjigjen në kohë te shkurtër nga një mjek i disponueshëm online.

Por mbetet gjithmonë e hapur pyetja: A mund të diagnostikohet një anomali thjesht sipas mendimit dhe pershkrimit te nje pacienti?

Përgjigja është, patjetër që jo, dhe pikërisht për këtë arsye do të ishte optimale një takim personal me mjekun, duke shmangur këtu, gjithashtu dhe le të themi ndrojtjen e shumë individëve të cilët i konsiderojnë vizitat e ndryshme te mjeku një ‘’humbje kohe’’ , një turp , ose dhe frikë.

Vizita mjekësore është një ‘’kulturë’’ dhe tregon higjienë e mirëmbajtje së pari për shëndetin e personit në fjalë madje në shumë raste dhe për individët rrethues në shoqëri.

Megjithatë një pjesë e madhe e mjekëve jo vetëm në Shqipëri por dhe në mbarë botën janë shprehur pro faktit që pacientët të këshillohen e informohen në internet , mbi të gjitha per fjalorin e mjekëve, ku shumë prej anomalive dhe diagnozave specifikohen në latinisht.

Kjo mendohet të lehtësoje gjithashtu kështu dhe punën këtyre të fundit.

Ky fenomen online është duke u shtuar gjithmonë e më tepër kohët e fundit në shoqërinë shqiptare e mbarëbotërore, edhe pse me anët e tij negative e pozitive shumë prej pacientëve shprehen se ndihen të kënaqur me cfarë gjendet në internet e portalet mjekësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com