Një fëmijë ka ndërruar jetën në Pediatrinë e Tiranës.
Një foshnje 7-muajshe ka ndërruar jetë si shkak i komplikacioneve nga fruthi disa ditë më parë.
Sipas news 24 foshnja nuk ishte i vaksinuar, pasi MMR, pra kjo lloj vaksine, injektohet te fëmijët pasi mbushin 1 vjeç.
Shkak i vdekjes sipas mjekëve janë bërë komplikacionet e rënda nga fruthi te fëmija, ndonëse kishte marrë mjekim të vazhdueshëm.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi kanë qenë të shumtë. Deri tani janë shënuar 55 raste, të cilët janë izoluar në dhoma të veçanta.