Një cift homoseksualësh janë detyruar të largohen nga një restorant Indian pasi po shkëmbenin puthje për festën e Shën Valentinit.
Sam Anderson dhe Angus Reilly po shijonin një darkë në The Mumbai Inn me 12 shkurt ndërsa i dhuruan puthje njëri-tjetrit kur po jepnin dhuratat.
Studentët treguan se duhet të largoheshin pasi pronari i tha që restoranti është familjar dhe një klient tjetër nuk do ndihej rehat nga veprimi i tyre.
Pronari, Andaz Rana deklaroi se ai foli me ciftin pasi një prind, që ishte me fëmijën nuk ndihej rehat që ishte ulur pranë tyre. I kërkoi familje ciftit në emër të stafit dhe tha se ishte mërzitur që ata të dy e bënë historinë e tyre publike.