Loading...

Historia e “Lungomares”, ne Vlorë që në vitet ’40

Fillimet e veta shëtitorja përgjatë bregdetit, Skelë-Ujë i Ftohtë, i ka në vitin 1973 edhe pse thuhet se ideja e ndertimit te shetitores ka lindur nga italianet ne vitet ‘40.
Ne vitin 1973, ajo ka qenë pjesë e studimit të lagjes nr.1, si emërtohej në atë kohë zona ku do të ndërtohej shëtitorja.
Studimi i kësaj lagjeje sipas dokumentave të kohës, është miratuar pikërisht në vitin 1973.
Por ai mbeti vetëm një studim, ndërkohë që në zonën në fjalë, ka patur shumë pak ndërhyrje për zbatimin e këtij studimi, duke përmendur këtu, ndërhyrjen që u bë në vitet ‘80, në zonën tek ish “mol ii naftës”, pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë.
Në ato vite, me kontributin vullnetar të disa ndërrmarjeve të qytetit, u rehabilitua një pjesë e bregdetit, e cila edhe sot njihet në byte me emrin “plazhi i kryetarit”, duke patur parasysh Kryetarin e Komitetit të kohës, Medin Hoxha.
Pas një ndërprerje të gjatë në vite, ne vitin 2002 eshte hartuar nga zyra e urbanistikes se Bashkise Vlore, (ark. Sami Canaj), studimi i cili permirësonte Planin Rregullues te vitit 1996, duke spostuar shetitoren nga ana e detit.
Duhet thënë se edhe ky përmisim i planit rregullues, nuk u miratua atë vit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ne vitin 2004 miratohet ne KRRTRSh, Studimi i Zones Qender, studim i cili është edhe sot në fuqi.
Ky studim percakton gjeresine e rruges Skele-Uji i Ftohte, 38m, mbushjen e detit per krijimin e shetitores dhe kthimin e portit eksiztues ne port jahtesh.
Ne Shtator 2011, duke u pergatitur per “100 vjetorin e Pavaresise”, ark. Doriana Sulaj dhe ing.konst. Erjon Amataj, “marrin guximin” t’i propozojne Kryetarit te Bashkise, projektin per shetitoren e qytetit.
Duket se ka ardhur koha, për ti shkuar deri ne fund ketij projekti te mbetur pezull prej vitesh.
Ne maj 2012, pas shume polemikash (per zonen tek Shtepia Muze, zone e cila nuk konceptohej dot pa makina, (sot pedonale), mungese fondesh, etj, nis puna per realizimin e fazes se pare te projektit, nje projekt modest, i varur si gjithmone nga buxheti.
Faza e parë, starton nga hotel Bolonja deri tek Aulona dhe faza e dytë nga Aulona deri në Ujin e fFohtë.
Për këtë investim, u shpall dhe tenderi dhe fituesi i tenderit, do të fillonte punimet për ndërtimin e kësaj shëtitoreje, aq të domosdoshme për qytetarët.
Por nw 28 nwntor 2013, Kryeministri Edi Rama, do ta bwnte pwr vete, projektin pwr shwtitoren pwrgjatw bredetit.

“Çelja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës, hapi i parë drejt një transformimi madhor për Vlorën e Shqipërinë turistike”, do të shkruante kryeministri Rama, në faqen e tij në facebook.
Sipas tij, në vitin 2015 do të kemi një portë tërheqëse në Mesdhe. “Besimplotë se në verën e vitit 2015 do kemi në qytet, një portë tërheqëse të Mesdheut me një vijë bregdetare të dorës së parë për turizmin.
Së bashku dhe me Kryetarin e Kuvendit, ilir Meta, kryeministri Rama, do të zgjidhte 101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, për të deklaruar çeljen e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës.
Ajo që ra më shumë në sy në teatër, ishte mospërmendja e emrit të kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, nga asnjë prej diskutantëve në këtë takim, duke përmendur ndër të tjera edhe prefektin e qarkut të Vlorës,nw atw vit, Besnik Dervishi.
Ndërkohë edhe vet kryeministri Rama nuk do tia përmendte në asnjë rresht të fjalës së tij, emrin e kryetarit të bashkisë, edhe pse flitej për vijën bregdetare të Vlorës dhe jo të ndonjë qyteti tjetër.
Madje, në fjalën e tij, Rama është deklaruar ndër të tjera se “Jam i bindur se, pavarësisht gabimeve të bëra, për shkak të mos eksperiencës apo të ngutjes gjatë zhvillimit të pa qëndrueshëm, aty është vendi për të ndërtuar një nga vijat më të bukura të Mesdheut për të thithur një numër jo vetëm më të madh por edhe më cilësorë turistësh”.
Rama në takimin e datës 28 nëntor 2013, nuk ka lënë pa kujtuar edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ishin bërë në breg të detit, prishja e të cilave kishte krijuar një konflikt të hapur midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, si për rastin e prishjes së ndërtimit të njohur me emrin ish Aulona.
Rama ka deklaruar se vera e vitit 2015, do të jetë dhe realizimi i projektit të ndërtimit të lungomares.
“Sfida është që kësaj shëtitoreje ti japim përmasën e njeriut dhe lëvizjen e makinave ta devijojmë në një rrugë tjetër”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.

Ky pra, do të ishte dhe takimi i cili do të rrëzonte projektin e bashkisë për ndërtimin e lungomares dhe fillimin e procedurave për gjetjen e një projekti të ri, nëpërmjet një konkursi ndërkombëtarë, për ndërtimin e shëtitores së bregdetit.
Pas këtij takimi, INUK, do të fillonte prishjen e disa ndërtimeve përgjatë bregdetit nga Skela deri tek tuneli, ku më spektakolari dhe i debatueshmi, do të ishte prishja me tritol i kompleksit “Jon”.
Bashkia e Vlorës, çdo ditë e më shumë do të shamgej nga çdo përfshirje në takimet apo diskutimet në lidhje me ndërtimin e lungomares, duke sjellë në kujtesën tuaj dhe një takim të zhvilluar për këtë qëllim, në mjediset e një hoteli në zonën e Skelës, pranë pallatit të sportit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com