Loading...

Histori prekëse:Djali që e burgosi dashuria, e dashura 20 vite më e re i bën puçin

Personi që shihni në foto quhet Madjel Husa dhe është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, të akuzuar për përndjekje.

Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg.

Por 40-vjeçari pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kJVwmcPeF3E]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com