Haklajt nuk kanë besim te drejtësia, kjo duket fare qartë.
Ata që kanë mbetur nga fisi i Haklajve, nuk kanë bërë asnjë denoncim tek organet ligjzbatuese për akuzat ndaj Berishës. I cili ka vrarë dhe shuar gati tërë fisin e Haklajve në Tropojë. Madje aq i madh ka qënë mllefi ndaj tyre, sa me urdhër të Berishës janë rrafshuar dhe kullat, më kryesorja kulla e madhe e plakut të Haklajve, Muharrem Haklajt.
Babai që varrosi me duart e tij në lule të moshës djem dhe nipa. Vetëm një djalë dhe një nip i kanë mbetur. Por dhe disa Haklaj të tjerë, të gjithë të shpërndarë nëpër botë. Muharrem Haklaj me djalin e madh Hamdiun në Suedi, një nip Haklaj komando në Gjermani.
Këtij të fundit i frikësohet më shumë Berisha pasi sa herë që Sokol Haklaj vjen në Shqipëri për të vënë një tufë lule mbi varrin e babait dhe gjyshit, sa herë vjen ai me pushime dhe Berisha zhduket nga qarkullimi. Merr dhe Sali Berisha “pushime” nuk del fare nga banesa, ndërsa djalin Shkelzen me apo pa Arminën e përcjell përtej Paqësorit. Sa më larg të jetë e mundur për t’i shpëtuar ndonjë hakmarrje të mundshme.
Por Haklajt nuk e duan të vdekur Sali Berishën. Pasi po të kishin dashur këtë gjë, atëherë do ishte realizuar me kohë. Mundësia do ishte gjendur, sidomos pas largimit nga pushteti këtu e pesë vite më parë. Megjithëse ruhet nga roje të shumta private, kriminelë të regjur ose ordinerë, Haklajt bëjnë të ditur se do ta gjenin mundësinë për ta vrarë. Por nuk kanë dashur asnjëherë dhe as nuk duan.
Haklajt e duan të gjallë Sali Berishën, por duan ta pyesin vetë, jashtë suazës së drejtësisë. Ata nuk kanë besim te drejtësia, pasi për vite e vite me radhë e lanë në qejfin e tij Sali Berishën, derisa shoi gati tërë fisin e Haklajve dhe tërë djemtë e Tropojës.
Haklajt e duan të gjallë Sali Berishën që të dëshmojë, sipas Kanunit në prezencë të burrave më të përmendur të malësisë së Gjakovës se përse urdhëroi shuarjen e fisit të tyre. Të tregojë, apo të “japë një hesap” sipas ligjeve të Maleve se përse e bëri këtë masakër në finsin e Haklajve dhe pastaj në tërë Tropojën.
Haklajt duan ta kenë të gjallë, por ta pyesin vetë Berishën dhe për këtë kanë bërë përpjekje më se një herë. Megjithëse ruhet. Ata bëjnë me dije se dhe në rastin më të fundëm, teksa festohej 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës ata u përgatitën që më 17 shkurt të ishte dhe Berisha pjesëmarrës. Ndoshta për ta rrëmbyer dhe pyetur në prezencë të burrave të Malësisë se pse i kishte shuar Haklajt dhe Tropojën. Duan ta bëjnë gjithçka brenda rregullave, sipas pohimit të tyre. Por Berisha ndoshta është lajmëruar për këto lëvizje, dhe shkoi vetëm më18 shkurt në Prishtinë. Nuk bëri asnjë “selfie” me njerëzit që e kërkonin, përkundër kryeministrit Edi Rama, por vetëm parakaloi, nën vëzhgimin e rreptë të forcave të sigurisë. Që e ruanin në çdo moment. Por Haklajt bëjnë me dije se s’heqin dorë, duke këmbëngulur se e duan të gjallë Berishën jo të vdekur. Pasi po ta donin të vdekur sipas tyre nuk do të flitej më për Berishën tani, do të ishte harruar me kohë.