Persona të paidentifikuar kanë grabitur një grua këtë të shtunë në Fier, duke i marrë asaj një çantë me para, sapo kishte dalë nga një pikë këmbimi valutor.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 18:35, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetases M.J, në momentin që ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës, dy persona i kanë marrë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar”, sqaron policia në një njoftim paraprak të sajin.