Një 34-vjeçareje, banuese në Tiranë i eshte zbuluar mashtrimi qe kishte bere me falsifikim dokumentesh, duke marre nje numer me kontrate ne nje kompani private telefonike dhe duke e kaluar ne emer te nenes qe cila jetonte ne Greqi, e duke e bere debitore kete te fundit.
Njoftimi nga drejtoria vendore e Policisë Gjirokastër:
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.B vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi në vitin 2008, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e një numri me kontratë në një kompani private telefonike duke e kaluar në emër të nënës, shtetase E.S, vjeç 68 banuese në Greqi, e cila figuron debitore ndaj kompanisë. Neni 186 i Kodit Penal.