Një automjet tip Jeep me targa italiane është gjetur i mbytur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një ngjarje e pazakontë kjo në qytetin bregdetar.
Automjeti me targa italiane është pikasur fillimisht nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Dyshohet se mjeti, i cili është me dokumentacion të rregullt, ka tërhequr një gomone për në breg dhe më pas ka ngelur vet në mes të rërës.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk ka ende një emër, si drejtues i mjetit.