Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati është goditur me thika në një sulm të ndodhur natën e së shtunës në Itali.
Në sherrin e ndodhur në një parking, ka mbetur i plagosur edhe 21-vjeçari, i cili është ende në gjendje të rëndë për jetën.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e dielë, ku dy persona kanë goditur me thikë në gjoks futbollistin.
Ai është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka kryer dy operacione. Shpijati luan si sulmues me ekipin e Arçetanas, ndërsa policia po heton edhe për shkaqet.