Loading...

Eurovision 2018, shqiptarët kryesojnë listat

Festivali europian i këngës, Eurovision 2018, pritet të jetë i veçantë këtë vit. 3 këngëtarë me origjinë shqiptare, edhe pse përfaqësojnë shtete të ndryshme, do të performojnë në skenën e Eurovision në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.

”Wiwibloggs”, blogu zyrtar i Eurovision, ka bërë publike se pretendenti i çmimit të madh, i cili kryeson në listë është shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) të cilët përfaqësojnë Italinë.

Në vendin e dytë renditet Spanja, në vendin e tretë Franca dhe në vendin e katërt Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ”Mall”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com