Nga ERION BRAÇE.
Kam besuar deri ne fund se do te merreshim vesh. Kam biseduar per kete me te gjithe. Por, nuk qenka e thene. Tani eshte koha t’i referohemi ligjit per kontrollin policor mbi kartat e identitetit te cdo shtetasi qe ben tifo per Partizanin, ne stadiumin e Tiranes e jo vetem. Eshte fakt i rende qe, kjo kerkese e policise aplikohet vetem ne Tirane dhe as ne Shkoder, as ne Lac, as ne Kukes, as ne Durres, as ne Vlore, as ne Korce, as ne Gjirokaster, as ne Lushnje, as kerkund tjeter, vecanerisht ne kategorite inferiore te “gares” se F$HF; vecanerisht aty ku dhuna ka qene barbare. Me e rende eshte kur ndodh ajo sic dje; ne te njejtin stadium, ate te Tiranes, tifozeve te Partizanit iu kerkohej karte identiteti, nderkohe qe atyre te Kukesit jo, madje iu sugjerohej te kishin mushama per te mos u lagur nga shiu! KY ESHTE KUFIZIM I PATOLERUESHEM I LIRISE DHE TE DREJTAVE INDIVIDUALE! Kapercim i patolerueshem edhe i ligjit “Per Sportin”, aty ku thote se legjitimohet policia ne kerkesen e saj.
Cfare thote ligji;
Neni 50: Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit
Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.
Shenim: Pra, sherbimi privat i sigurise fizike eshte nje element kyc per kryerjen e nje sere veprimesh ne funksion te sigurise publike ne ndeshjen respektive. Pa te, ndeshja nuk mund te luhet. Dhe ka arsye per kete! Shihni nenin vijues.
Neni 51: Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike
1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.
2. Administratorët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpunim me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa:
a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv;
b) të kryejnë sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;
c) të kryejnë drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;
ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.
3. Administratorët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatshëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimin e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.
Shenim: Shoqërive private të sigurisë fizike ngarkohen ekskluzivisht nga ligji per kontrollin e plote, rigoroz, thuhet ne piken a, te tifozeve ne pikat hyerese. Pra, punonjesit e shoqërive private të sigurisë fizike.
Ne asnje rast ligji nuk thote se kete e ben policia. Per me teper, ligji nuk i jep te drejten policise te kerkoje identitetin e shtetasit qe hyn ne stadium. Nuk thuhet kerkund, ne asnje nen, sic edhe lexoni te zeze ne te bardhe. Nese ky rregull vendoset, atehere ai duhet te jete i njejte per te gjithe, kudo, ne cdo cep te cdo stadiumi te vendit dhe ky kontroll kryhet nga shoqërive private të sigurisë fizike. Policia nuk permendet kerkund per kete detyre! Policia pooo, ka detyrime te tjera, qe jane te rendesishme e qe duhet t’i kryeje, duke i njoftuar publikisht, individualisht, tek F$HF, klubi sportiv dhe shtetasi per te cilin eshte marre nje vendim administrativ perjashtimi nga hyrja ne stadium.
Tamam sic thuhet ne nenin vijues.
Neni 53: Ndalimi i hyrjes ne mjediset sportive
1. Ndalohet hyrja deri ne nje vit ne mjediset sportive e personave, ndaj te cileve jane zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shumë se nje here.
2. Ndalohet hyrja ne mjediset sportive deri ne dy vjet e personave, ndaj te cileve janë zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shume se dy here.
3. Vendimin per ndalimin e hyrjes në mjediset sportive e jep Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane komisariatit te Policise se Shtetit, nen juridiksionin e të cilit zhvillohet veprimtaria sportive, ku eshte konstatuar kundervajtja.
4. Menyra e ngritjes dhe funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative përcaktohet me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.
5. Komisariati i policise njofton me shkrim personin, ndaj te cilit jepet vendimi, federaten shqiptare te sportit perkates dhe klubin sportiv, tifoz i te cilit eshte personi.
6. Kunder vendimeve te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjes pranë komisariatit te policise, per sanksionet e parashikuara ne ligj, behet ankim brenda 30 diteve nga data e marrjes se vendimit, sipas dispozitave te ligjit per kundervajtjet administrative, ne Komisionin e Shqyrtimit te Ankesave. Perberja, kompetencat dhe procedurat e funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave përcaktohen me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.
Pra, Ligji eshte shume i qarte. Nuk ka rregull te imponuar nga ligji per identifikim masiv, kolektiv ne hyrje te stadiumeve; Nuk ka detyre te imponuar nga ligji per policine per te kryer kontrollin e identitetit ne hyrje te stadiumeve; Nje komision i ngritur ne komisariatin qe mbulon territorin, ku zhvillohet nje ndeshje futbolli, shqyrton dhe vendos per cilin shtetas ndalon deri ne dy vite te hyje ne stadium. Individualisht dhe kurre kolektivisht, madje vetem per nje tifozeri, duke konsumuar nje diskriminim te hapur. Per ligj flet policia dhe shume mire ben. Tani te zbatoje ligjin e para, sic i takon dhe kaq. Asgje me shume se ligji.
* Deputet i Kuvendit Shqiptar, përfaqësues i PS