Loading...

Erdogan pritet nga Papa në Vatikan

Presidenti truk Recep Tayyip Erdoğan sot dhe nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan si i ftuar i liderit shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku.

Gjatë takimit të Erdoanit me Papën do të shqyrtohen marrëdhëniet Turqi-Vatikan, zhvillimet në lidhje me Jerusalemin, problemet rajonale, tragjedia humanitare në Siri, lufta kundër terrorit si dhe lufta kundër ksenofobibisë dhe e islamofobisë.

Pas vizitës në Vatikan, Erdoan do të takohet në një drek pune në Romë me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella dhe në vijim do të presë Kryeministrin italian Paolo Gentiloni.

Në agjenda e takimeve në Itali do të jetë edhe shqyrtimi i bashkëpunimit dypalësh në politikë, ekonomi dhe industrinë e mbrojtjes si dhe do të shkëmbehen mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, Irak, Libi dhe Jerusalem. Në takim do të shkëmbehen mendime edhe për bashkëpunimin në luftën kundër terrorit dhe emigracionit të çrregullt, marrëdhëniet Turqi-BE si dhe do të shkëmbehen mendime për çështjet që zënë vend në agjendën e përbashkët të Turqisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës në Romë parashikohet që Erdoan të presë edhe udhëheqësit e firmave më prestigjioze në Itali.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com