Anija shqiptare “Butrinti” u nis disa ditë më parë nga porti i Vlorës me mision patrullimin në detin Egje në kuadër të NATO-s.
Vetëm pak ditë më parë, ajo është filmuar midis ishujve grek dhe bregut turk përballë qytetit të Çesmes duke lunduar në ujërat ndërkombëtare paralel me një anije të rojes bregdetare turke, përcjell Albeu.com.
Pamjet e anijes shqiptare duke lunduar në Egje janë publikuar në forumet greke që kanë të bëjnë me marinën detare.
Anija shqiptare është parë në gjirin Chios, një ngushticë që ndan Greqinë nga Turqia në detin Egje.