Lajmi i publikuar tek “Zëri i Amerikës” me titull “Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara” duket se ka ndikuar në gjithë familjen.
Në shkrim thuhej se:
Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane”.
Pas këtij lajmi, duket se vajza e Adriatik Llallës, 19-vjeçarja Eni Llalla të jetë prekur pasi ajo ka marrë masa ndaj rrjetetve sociale, në të cilat ishte tepër aktive duke postuar veshjet dhe jetën luksoze.
Vetëm një veshje e Enit që kishte dalë në një foto kushtonte 4 mijë euro.
Mesa duket ky ndalim i familjes Llalla në SHBA duket se e ka bërë Enin të arsyetojë që nuk duhet të tregojë luksin që jeton në publik.