Një person ka sulmuar trajnerin e Vllaznisë ditën e sotme në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, ku Ernest Gjoka u qëllua me thikë nga një person me kapuç.
Gjoka e ka parë menjëherë sulmuesin që po vinte në drejtim të tij dhe i është shmangur, duke mos përsuar dëmtime serioze.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona si të dyshuar të sulmit.
Kjo është hera e dyte që trajneri i Vllaznisë sulmohet në këtë mënyrë.