Loading...

E rende kjo qe ka ndodhur ne Vlore : I pret gishtin bashkefshatarit

Policia e Vlores ka arrestuar për plagosje të rëndë me dashje, shtetasin Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.

Është kryer arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi në date 27.02.2018, në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës shtetasit F.B., 37 vjeç, i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com