Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te mos jete shume aktiv me nderveprimin me komentuesit e tij ne rrjetet sociale keto dy dite, mirepo dje, ka qene dikush qe i ka vjedhur vemendjen dhe gjithashtu nje pergjigje.
Behet fjala per protesten e artisteve qe kundershtojne zhvendosjen e Teatrit Kombetar te “Turbina”.
KOMENTI: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!
Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!