Loading...

Dy ish- kryeministra dhe tetë ministra drejt burgut, akuzohen për…

Ne parlamentin grek, prokurorët kanë dërguar dosjen e një skandali ku thuhet se janë të përfshirë edhe emrat e dy ish- kryeministrave dhe tetë ministrave të qeverive të mëparshme.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Antonis Samaras që shërbeu si kryeministër në periudhën 2012-2015 dhe për Panajotis Pikramenos, që drejtoi qeverinë e punës nga maji deri në qershor 2012.Sa u përket ministrave, ata kanë drejtuar dikasteret e shëndetësisë, ekonomisë dhe zhvillimit, nga 2006-a deri në 2016.

Dosja përfshihet në atë që quhet si “pista greke e skandalit Novartis”. Kolosi shumëkombësh farmaceutik me seli në Zvicër, po hetohet për pagesa prej qindra milionjë dollarësh në gjithë botën, me qëllim që të dominojë në tregjet e barnave.

Për Greqinë, dyshohet se Novartis, u ka paguar rryshfete 4 mijë mjekëve, që të favorizonin medikamentet e shumëkombëshes.urgut, dyshohet se janë përfshirë në një aferë korrupsioni

Kreu i prokurorisë anti korrupsion dhe dy prokurorët që po e asistojnë, thuhet se kanë gjetur shenja për mitëmarrje dhe abuzim me detyrën të dhjetë ish- zyrtarëve të lartë, përfshirë dy ish kryeministrat.

Prokuroria e antikorrupsionit po shqyrton edhe akuzat e mundshme për shplarje parash.

Sipas ligjit grek, kur gjatë hetimeve implikohen emra personash që kanë shërbyer apo shërbejnë si ministra, dosja duhet t’i kalojë parlamentit, që heton nga ana e vet nëse këta kanë kryer vepër penale.

Ky është skandali i dytë i madh ku sillen të përfshirë ish zyrtarë të lartë grekë. Në korrik të vitit të kaluar gjykata e Athinës shpalli fajtor një ish ministër socialist të transportit dhe telekomunikacioneve. 73 vjecari Tasos Mandelis pranoi se në fillim të viteve 2000 ishte paguar me 450.000 marka, me qëllim që të favorizonte shumekombëshen Siemens per kontrata fitimprurëse.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com