Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.
Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.
Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.
Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.
Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.
Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.
Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë .
Mbani Stresin Nën Kontroll
Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.
Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.
Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.
Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.
Pini Çaj Kamomil
Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.
Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.
Ushtrime për duart
Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.
Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.
Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.
Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.
Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.
Çaji i Valerianës
Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.
Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.
Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.
Vitaminat e Kompleksit B.
Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.
Mungesa e këtyre vitaminave shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.
Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.
Amino Acidet
Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.
Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.
Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.
Magnezi
Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.
Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.
Hiqni Dorë Nga Kafeina
Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.
Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.
Hiqni Dorë Nga Alkoli Dhe Duhani
Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.
Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.