Loading...

Doktori i Orikumit kete radhe del te emisioni ‘STOP’, por jo per keq . . .!

Brenda nje periudhe shume te shkurter mjeku i qendres shendetesore Orikum Enrik Haxhiraj ka qene ne qender te dy prej emisioneve me te ndjekura investigative, emisionit Fiks Fare dhe se fundmi emisionit STOP.

Ne emisionin fiks fare doktor Enrik Haxhiraj pas nje denocimi nga nje banor i zones u ndoq nga gazetaret e emisionit fiks fare dhe ceshtja e tij u trajtua ne emision per abuzime me orarin zyrtar te punes. Kjo teme pati shume interes per banoret e zones te cilet u organizuan dhe e mbeshteten doktor Enrikun duke mos e bere ate me faj sic pretendonte Fiksi. Ata kerkuan fuqishem qe doktori te rikthehej ne pune dhe me ne fund doktori u rikthye ne vendin e tij te punes ku vazhdon detyren edhe sot.

Kjo ishte pjesa e hidhur e shfaqes ne nje televizion investigaviv Fiks fare per Doktor Enrikun. Por para pak ditesh do te shikonim doktor Enrikun ne nje tjeter emision investigativ, emisioni STOP ku doktori permendet per perkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ne nje rast urgjent ku nje banor i zones eshte plagosur nga disa te panjohur me dinamit nderkohe qe ai ishte zhytur ne detr.  Doktori ka vepruar me profesionalizem dhe korrektesi. Ngjarja ka ndodhur ne mesin e vitit te kaluar.

Ja intervista e gazetarit te STOP-it me doktor Enrikun.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me Enrik Haxhirajn, mjeku që i dha ndihmën e parë Ilias, i cili tha se ky i fundit kishte mbërritur në ambulancën e Orikumit në gjendje të rëndë.

Personi është shtruar një herë tek ne. Ka qenë në gjendje koshiente, por kishte dhimbje dhe vështirësi të shumta në frymëmarrje. Gjendja ishte jo shumë e mirë, pasi nga njëri vesh kishte hemorragji. Kemi vepruar duke bërë ambulatorin për të lehtësuar frymëmarrjen dhe me ambulancë është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës”.

 

 

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com