Loading...

Dita e zgjedhjeve për Presidentin e ri të FSHF, çfarë pritet të ndodhë sot?

Dita e sotme, 7 shkurti është dita kur do zgjidhet presidenti i ri i FSHF-ës. Tre janë kanditadët për këtë post:
Armand Duka, i cili kërkon një mandat të 5-të, Bashkim Fino, që vjen nga politika dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala që ndryshe nga Duka e Fino ka vendosur të bëj “propagandë” në heshtje, pa hedhur “baltë” mbi kandidatët tjerë.

Mbledhja më e rëndësishme e futbollit shqiptar do të nisë që nga e ora 9-të e mëngjesit të kësaj të mërkure, në hotel “Adriatik” në Durrës dhe rendi i ditës është padyshim zgjedhja e presidentit të ri të Federatës së Futbollit.

Si do zgjidhet presidenti ri i FSHF-së?

Statuti përcakton qartë se për t’u zgjedhur president, kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anëtarëve me të drejtë vote do të thotë se duhen 44 vota.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë , 24 orë pas atij të parit, midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë.

Nëse zgjedhja e presidentit bëhet në raundin e dytë, aty, kandidati fitues duhet të marrë 50% të votave+1 për të qënë ai në krye të federatës për 4 vitet e ardhshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com