Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar motrën e tij. Mësohet se në pranga ka rënë Llazar Lule, banues në Fier.
Policia bën me dije se arrestimi i 48-vjeçarit u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, 52 vjeçares me inicialet V.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.