Kjo grua që shihni në video është Vera Shkëmbi, një
https://youtu.be/ryE_Rg2wMjA65-vjeçare me origjinë nga Korça e cila sot jeton në Tiranë.
Pas një martese që zgjati mbi 3 dekada, të kurorëzuar me 2 fëmijë, ndodhi ajo që Verës nuk i kishte shkuar kurrë në mendje. Burri e divorcoi.
“E kishtë tjetrën ai atje ku punonte. Biles kam rastisur që kam vajtur kam mbledhur ullinj edhe ajo ka ardhur deri tek dera. Donte nuse të re! Vinte në shtëpi dhe zihej më mua. E kisha frikë në fakt se kur pinte s’u njihte se kush ishte. Për divorcin nuk më tha fare. Vjen postieri dhe lë letrën e gjyqit. Mua më shkoi mendja tek fëmijët, se nuk kisha mendjen tek ky. Hyr e dil këtë javë sa të hapet gjyqi, se pastaj do të të ndaj – kështu më tha”, kujton Vera.
Gjyshër të 5 nipërve dhe mbesave, Vera tregon pështjellimin e atyre kohëve, kur këmbët e çonin dyerve të gjykatës.
“Kur kam vajtur afër gjykatës, thashë që më mirë të mos ekzistoj si njeri. Më vinte turp, zor, keq! Më vinte edhe keq. Vdekjen e dija, por që të ndahesha, nuk më shkonte mendja kurrë”, kujton ajo.
Sot zonja 65-vjeçare jeton me të bijën dhe nipin, Gersin 6 vjeç. Ish-bashkëshorti i Verës, së fundmi i ka kërkuar ribashkimin, por Vera thotë se kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë.
“Unë?! Ndoshta mund të na bashkojë ose Tufina, ose Sharra, se për të bashkuar jo, kurrë!”, thotë ajo e vendosur.
Për pensionisten, divorci tani ka kaluar në plan të dytë, parësore është mbijetesa.
“Të ardhurat e mia deri para prillit ishin zero. Marr ndihmën ekonomike, ato 25 mijë më duken sikur marr 250 mijë, por i jap për ilaçet dhe nuk më ka mbetur asnjë lek”, thotë Vera.
Vera ka hapur 3 herë gjyq për pensionin. Ajo pretendon një pension kooperative që do të shkonte tek rreth 70 mijë lekë të vjetra, por që me kalvarin e proceseve gjyqësore, që ja ndjekin falas avokatë nga lista e Ministrisë së Drejtësisë, nuk dihet kur do të finalizohet.
Shtëpia ku jeton është në proces legalizimi dhe në emër të ish-bashkëshortit i cili e kërcënon, se shumë shpejt do t’ja marrë e ta hedhë në rrugë.
“Nuk di ku të shkoj! Harroj, kam ato mendimet! Jam si peshku pa ujë. Nuk di! Nuk kam asgjë! Nuk kam as shtëpinë! Të kem shëndetin dhe të ketë shëndetin ajo çupa se po më luan mendja”, rrëfen Vera mes lotësh.
Sociologia Meri Poni shpjegon se për një sërë arsyesh, divorci në moshë të tretë është shumë më i rëndë sesa në rini.
“Çifti mund të ketë kaluar peripeci gjatë jetës martesore dhe ndihen të pakënaqura, sidomos gratë. Ajo që mund të mos humbasë nga divorci është gruaja. Më i humburi në divorcin në moshë të madhe do të ishte me patjetër burri”, thotë ajo.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ryE_Rg2wMjA]