Detaje që e bëjnë edhe më tragjik aksidentin e kobshëm të këtij mëngjesi te “Mali i Robit”ku humbi jetën nëna 34 -vjeçare Edlira Pisku, vjehrri i saj 69 -vjeçar Xhemil Pisku e ndërsa po lufton me vdekjen djali i Edlirës, vetëm 8-vjeç.
Mësohet se krahas djalit të plagosur rëndë i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, Edlira ishte nënë edhe e një djali 10-vjeçar. Bashkëshorti i saj ndodhej në emigrim, në Greqi kur ka mësuar lajmin e kombshëm për ndarjen nga jeta të bashkëshortes dhe babait të tij.
Edlira, vjehrri dhe djali i saj i mitur ishin me origjinë nga Berati e banues në Golem kishin dalë në anë të rrugës, për të pritur një mjet të rastit. Sipas familjarëve ishte njëri prej djemve të familjes që i kishte përcjellë nga shtëpia me makinën e tij për në rrugën kryesore, ku po prisnin për mjetin e rastit.
Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe aksidenti tragjik, ku një shofere 30 vjeçare me inicialet I.P., me mjetin e saj tip “Toyota” i ka përplasur në anë të rrugës. Shkak i aksidentit dushohet shpejtësia e drejtueses (e arrestuar tashmë) dhe lagështia në rrugë.