Loading...

Deklarata shokuese e Erdogan ndaj 5-vjeçares: Nëse vritesh në luftë, do …

Presidenti turk Recep Taip Erdogan ka tronditur mbarë opinionin me një deklaratë që ka lëshuar gjatë një kongresi rajonal të partisë së tij.

Propaganda e superfuqisë së re osmane që Erdogan e ka përmendur shpesh së fundmi, nuk njeh më kufij.

Teksa mbante fjalim para mbështetësve, ai thërriti pranë podiumit një vajzë që nuk ishte më shumë se 4-5 vjeçe, duke i’u drejtuar me fjalët: “Nëse ti i bashkohesh ushtrisë, dhe vritesh në luftë, kjo të nderon dhe martirizon ty”.

Në ato momente, vajza e cila ishte e veshur me uniformë ushtarake, nderonte presidentin si një ushtare e vërtetë.

Ky është vlerësuar nga mediat ndërkombëtare si mesazh i pastër propagande i Erdogan, të cilat janë intensifikuar pas përplasjeve me SHBA-në. Lëvizjet e fundit në politikën turke po shihen me shqetësim nga aleatët perëndimorë. Mijëra zyrtarë janë arrestuar pas grushtit të shtetit të dështuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com