Keto vargje prekese jane dedikimi i Marinela Velaj per babain e saj i cili eshte ndare nga jeta 12 vite me pare.
Dedikim nga Marinela Velaj
24 Shkurt mbeti ‘Molla e ndaluar’
ditëlindje pa protagonist
ah, sa shumë dhimbje ndiejnë zemrat tona,
ti përcjellim urimet përmes fotografisë.
Pas kaq shumë vitesh në mungesën tënde
sërish plot me lotë i kam sytë,
malli më ka pushtuar krejt,
në mendje dhe zemër të kam çdo ditë.
Ti dikur me shaka më ngacmoje
kur mi lexoje poezitë,
ku ta dija unë vallë se do vinte një ditë
e për mungesën tënde do të shkruaja pa fund!
Nuk di në linda vërtet poete,
a mos vallë dhimbja më bëri të tillë,
veç një gjë e di mirë:
– s’do doja kurrë ti përjetoja këto ditë!
Sot, pas 12 vitesh
do të doja që vargjet ti recitonim bashk,
e shpirti im të mos ndjente dhimbje,
kur të përcillja urimin për ditëlindje!
Çdo 24 Shkurt
më shton veç një brengë,
dëshirën e munguar,
ditëlindjen për të të uruar!
Do mbetesh gjithmonë heroi im,
Dashuria ime e parë,
Ai vend që bosh e le në timen zemër,
i tillë do mbetet sa të jem gjallë!
Urime ditëlindjen i dashur Baba!
– Sot është 60 – vjetori yt,
u bënë tashmë 12 vite
që ti përcilljell urimet përmes fotografisë!
Nuk di në Atje Lart festohet Ditëlindja,
nuk di në shpirtrat ekzistojnë vërtet,
por edhe në mund të jetë e vërtet,
çdo ditëlindje e jotja për mua do të jetë veç një peng!