Të paktën 7 diplomatë po darkojnë në një restorant pranë qendrës së Tiranës. Prania e një prej ambasadorëve është njoftuar në rrjetet sociale nga pronari i restorantit, ndërsa në darkë janë të pranishëm 4 ambasadorë, dy këshilltarë dhe një funksionar i lartë i trupit diplomatik.
Sikundër mësohet, organizator i darkës është diplomati amerikan në Tiranë dhe duket se ka lidhje me vizitën e Ambasadores së Kanadasë në Itali, e cila duket se ka vizituar kryeqytetin shqiptar. Madje ajo shoqërohet nga Marc-Antoine Dumas, që është funksionar i lartë i kësaj ambasade po në Itali.
Nga të dhënat mësohet se në darkë, janë të pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman dhe Makoto Ito, ambasadori i Japonisë në Shqipëri.
Të pranishme në darkë janë edhe dy këshilltare të dy ambasadave të rëndësishme në Tiranë, asaj franceze dhe italiane.
Mësohet se në tavolinën e rezervuar, ndodhen edhe emrat e secilit prej pjesmarrësve.