Loading...

Çamët shpërthejnë kundër Presidentit grek: Vetëm po zhduke shqiptarët, mund të thuash që çështja Çame nuk ekziston

Deklarata e fortë e Presidentit grek se Çamëria nuk ekziston, duket se jo vetëm ka ndezur gjakrat mes dy vendeve por ka ngjallur zemërim tëk një pjesë e madhe e qytetarëve.

Theksojmë se çështja çame nuk u hodh për diskutim në takimin mes ministrit të Jashtëm grek dhe tij shqiptar në Korcë.

Më herët ishte ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias që tha se nuk është diskutuar Çështja Çame. Por, kryeministri Edi Rama thotë: “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë. Pala shqiptare e ka kërkuar intensivisht Çështjen Çame në tavolinë.”, tha Rama.

Ndërkohë, në një deklaratë e Partia e Drejtësi, Integrimit dhe Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria”, ka reaguar duke thënë se:

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.
Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk mund të kalojë nga Lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat europiane. Nëse Shqipëria do të heshtë përballë shkeljes së të drejtave të njeriut, ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com