Loading...

Bora mbulon dhe plazhet, por kujdes! Kjo është rruga më e rrezikshme sot në Shqipëri

I gjithe vendi eshte perfshire nga temperatura te uleta dhe reshjen debore qe kane arritur te zbardhin edhe plazhet e Shqiperise madje, si pershembull ne Shengjin.

Me i rrezikuar mbetet veriu i vendit. Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin.

“Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb.

Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës.

Sakaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Bora ne Shengjin dje

Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, shtojnë rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com