Loading...

“Bomba” e prokurorit italian: Krimi shqiptar në Itali po sfidon edhe klanin më mafioz

“Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera”.

Keshtu u shpreh për mediat Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho pas vizitës në ambjentet e Task Forcës Speciale.

Nder te tjera, ai tha se krimi i organizuar shqiptar ka filluar të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.

proklurori italian

 

INTERVISTA:

Pyetje: Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë Shqiptare?

Prokurori De Raho: Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.

Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.

Pyetje: Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?

Prokurori De Raho: Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.

Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.

Pyetje: Përsa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?

Prokurori De Raho: Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.

Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com