Loading...

Biseda erotike midis Grida Dumës dhe Ervin Salianjit, vjen reagimi i parë i fortë nga PD, cfarë pritet të ndodhë

Pas zbardhjes së bisedës me nota erotike mes dy deputetëve të PD, Grida Duma dhe Ervin Salianji vjen edhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD, Arben Ristani ka reaguar lidhur me videon që ka shkaktuar tërmet në mediat shqiptare që prej ditës së djeshme.

Sipas citynews që publikoi fillimisht bisedën me përmbajtje erotike dhe fjalë banale, pjesë e kësaj bisede janë deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma.

Ndërkohë, ish-deputeti Ristani e cilëson këtë bisedë skandaloze dhe kërkon nga aktorët që të reagojnë për të sqaruar këtë rast.

“Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes”, shkruan Ristani.

Mëposhtë, ju sjellim videon me bisedën e zbardhur mes dy deputetëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=x2yaxJfV37o]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com