Reshje shiu, bore dhe nje i ftohte siberian me temperatura ekstremisht te uleta, qe rralle ndohin ne fund te dimrit.
Ky eshte parashikimi i motiti qe nga dita e sotme e deri ne vijim pergjate javes, se paku deri nga dita e enjte.
Sipas sinoptikanes Tanja Proja, ne nje pronocnim per TvKlan, ulja më e madhe e temperaturave do të shënohen të mërkurën dhe të enjten ku termometri do të shënojë deri në -8 në veri dhe verilindje të vendit.
Nderkohe qe reshjet e shiut do te vijojne deri të mërkurën, pasi thuajse gjithe vendi do te dominohet prej tyre.
Sa per temperaturat e uleta dhe te ftohin, duhet te beni durim, do te zgjase deri ne fundjaven qe vjen.
Parashikimi per acarin
Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik. Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.