Loading...

Banori i Dukatit-‘Kam filmuar hajdutin me kamer.Ta hedh ne internet apo . . . ‘! (Letra ne orikuminews)

Problemi hyrjes ne banese dhe i vjedhjeve te shtepive eshte problem shqetesues edhe per krahinen tone. Jo pak raste raportohen here pas here ku vidhen shtepite ne fshatra te ndryshme te Njesise tone Administrative. Nje e-mail ka mberrit ne redaksine e orikuminews nga nje banor i fshatit Dukat fushe i cili pas disa vjedhjesh ka instaluar ne shtepine e tij sistem kamerash per kapjen e autoreve dhe me ne fund ai e identifikon ate.

Mesazhi i plote:

Mirembrema si je? Dua te me hedhesh kete problemin tim te orikuminews po pa e thene emrin tim. Une banoj ne fushedukat dhe me ka gjet belaja se me jan fut ne shtepi disa here dhe ma kane perlare me kane vjedh shume gjera cdo gje me ka grire ca i ka dash qejfi ma ka marre. E merrja me mend kush me vidhte se ne fshat dien hajdutet sdo shume mend qe ti gjesh po nuk kisha cte beja se nuk e akuzon dot tjetrin po spate fakte. E mire vrava mendjen dhe nje te ik e nje te pyet per te vene kamera ne vlor edhe vendosa dhe i bleva erdhen ata miqt e mi vune ne rregull, pagova leket edhe vetem prisja.

Do ti se ujku qimen e nderron po zakonin se harron erdhi miku e beri demin prape po ce do qe e kapi kamera kete here. Mora ne telefon ata miqt edhe ma nxorren ne kaset e njoh mire dhe e kam ne video hajdutin se duket nga koka te kembet kush eshte po ama nuk di car te beje tani tua nis juve ta hidhni ne internet e tja cjerr masken ta peshtyne te gjithe apo ti them te me ktheje te gjitha leket e gjerave qe me ka vjedh edhe mos ta hedh ne internet. Pyeti njeher car do thone njerzit edhe do e sho car te bej. Qofshi mire.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com