Loading...

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Kosova bën hapa para për t’i dhënë fund ngërçit të Demarkacionit. Kryeministri i Kosovës ka dhënë lajmin e mirë se është arritur një marrëveshje e re me Malin e Zi për një nga çështjet më të diskutuara, siç është demarkacioni.

“Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan Haradianj në një njoftim në facebook.

Çështja e Demarkacionit është njëra ndër dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 gusht 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi panë Vjenë për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.

Urime Kosovë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com