Loading...

Aktori i famshëm del kundër “Facebook”-ut: Pranon financime nga Rusia, ta braktisim

Facebook ka një “armik” të ri. Aktori Jim Carrey ka mbyllur llogarinë e tij në “Facebook” dhe ka ftuar edhe fansat të bëjnë të njëjtën gjë, duke e akuzuar kompaninë e themeluar nga Mark Zuckerberg se ka pranuar financime nga Rusia në formë publiciteti në rastin e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

“Facebook” ka pranuar së fundmi se mbi 126 milionë përdorues e kanë parë publicitetin e paguar nga organizata ruse, qëllimi i të cilit ishte të influencohej gara për Shtëpinë e Bardhë. Carrey njoftoi se ka nxjerrë në shitje aksionet e tij në kompaninë me bazë në Palo Alto dhe ka ftuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë. Carrey e bëri njoftimin nëpërmjet “Tuiterit”.

Përmes një komunikate dërguar në një stacion televiziv amerikan, Carry thekson se përdoruesit e “Facebook”-ut, “duhet të kërkojnë më shumë kontrolle nga ana e pronarëve të rrjetit social. Lehtësia e aksesit në disa platforma duhet rregulluar në mënyrë më të përgjegjshme. Investitorët duhet të kthehen në aktivistë: bota ka nevojë për kapitalizëm të ndërgjegjshëm. Sepse ndërsa Amerika është mbështetur gjithmonë te avantazhi gjeografik, por tashmë mediat sociale lejojnë që njerëz të cilët nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne të afrohen përmes “dyerve” kibernetike. Por ne nuk do t’i lejojmë. Në këtë aspekt, asnjë mur nuk mund të na mbrojë më”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com