Kanë nisur hetimet lidhur me misterin e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën taksisti Bujar Agalliu 60 vjeç dhe Elena Avdullai 23 vjeçe.
Më herët u mësua se 23-vjeçarja ishte nisur për udhëtim në Itali, por u kthye në portin e Durrësit. Një gjë e tillë u konfirmua pasi viktimës i’u gjet në çantë një biletë udhëtimi Durrës-Bari.
Policia Kufitare ka thënë për news 24 se viktimës, 23-vjeçares nuk i është refuzuar udhëtimi për në Itali. Policia thekson se ajo nuk u paraqit në sportelin e portit të Durrësit.
Ndërsa është identifikuar autori që shkaktoi aksidentin, shoferi i mjetit tjetër Fatjon Zhaporja, 34 vjeç, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.