Në drejtimin e mjetit tip Toyota që shkaktoi aksidentin tragjik mëngjesin e sotshëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka qenë një mashkull dhe jo një femër.
Fillimisht u mësua se ishte një femër rreth të 30-ave ajo që drejtonte makinën kur ndodhi aksidenti. Ilda Parroti ka marrë përsipër përgjegjësinë, por gjithçka është zbuluar brenda pak orësh.
Autori i vërtetë është Halil Koka, të cilit i ishte hequr patenta disa ditë më parë nga policia.
Koka i kërkoi Ilda Parrotit që të merrte përsipër aksidentin dhe ajo e bëri.
Kanë qenë dëshmitë e pranishmëve në vendngjarje ato që i kanë nxjerrë zbuluar.
Ata kanë thënë se kanë parë një mashkull në drejtimin e automjetit.
Më tej, 30-vjeçari Halil Koka ka pranuar fajësinë dhe të dy janë shoqëruar për në komisariatin e Kavajës.
Ilda Parroti do të hetohet për dëshmi të rreme.
Halil Koka dhe Ilda Parroti mësohet se janë të dashur.