Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin ‘Burrel-Skuraj’.
Dy automjete, një trajler dhe një makinë tip BMW janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja me inicialet G.S, rreth 18 vjeç.
“Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMË’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,m sqaron policia.